Mbledhja e Këshillit të legjislacionit për mandatin e Xhaçkës, reagon Bardhi
Pas kërkesës së dorëzuar ditën e djeshme nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ku kërkohej zhvillimi i një seancë të jashtëzakonshme në kuvend për të vendosur lidhur mbi mandatin e Olta Xhaçkës, kryeparlamentarja Spiropali ka vendosur të mbledhë Këshillin për Legjislacionin.
Sipas njoftimit mbledhja jashtë sesionit parlamentar do të zhvillohet më 27 gusht në orën 11:00 dhe do të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
Lidhur me këtë ka reaguar Gazment Bardhi i cili është shprehur se seanca e jashtëzakonshme duhet të mbahej 3 ditë pas kërkesës së depozituar në mënyrë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të zbatohej pa vonesa. Caktimin e datës 27 gusht për mbajtjen e kësaj seancë Bardhi e ka cilësuar si një veprim antikushtetues të kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Reagimi i plotë:
Kryetarja e Kuvendit ka miratuar një urdhër antikushtetues. Kryetarja e Kuvendit ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të thërrasë sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit breda 3 ditëve nga paraqitja e kërkesës së 1/5 së deputetëve, për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Mbledhje e Këshillit të Legjislacionit, përveçse zvarritje e panevojshme e procedurës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është konsideruar edhe një procedurë antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Në paragrafin 61 të vendimit nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se: “Gjykata vlerëson se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet, struktura në të cilat shumica parlamentare ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të vendimit të Gjykatës, ka thirrur ekspert të jashtëm dhe, më pas, ka vlerësuar se çështja duhet t’i përcillet për votim seancës plenare”.
Zvarritja 2 vjeçare e kësaj çështje, mos zbatimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është mbrojtje politike nga drejtësia të një deputeti të mazhorancës, bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës. Është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”. Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar