Mbledhja për Reformën, ç’pritet të ndodhë? Pampuri: Ne bëm propozime, Rithemelimi…

1 Shkurt 2024 | 21:27

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ishte këtë të enjte e ftuar në Euronews Albania ku ka folur për mbledhjen që pritet të zhvillohet më 6 shkurt ku do të diskutohet reforma zgjedhore.

Ajo tha se Partia Demokratike ka bërë propozimet e saj dhe është shprehur se kjo çështje është shumë më me rëndësi se “amullia” që po bën grupi  i “Rithemelimit” për bashkëkryetarin, i cili sipas saj nuk do të ndryshonte asgjë.

“Nuk është një situatë normale. Diskutimi për reformën zgjedhore është shumë i rëndësishëm dhe imediat sidomos për shqiptarët që duan që nesër, pas një viti, të zgjedhin ata me të cilët do të përfaqësohen me lista të hapura, të zgjedhin presidentin me votë, të votohet elektronikisht, të numërohen votat elektronikisht, këto janë propozimet tona. Nga ana tjetër është një amulli.

Grupi i Rithemelimit po vijon betejën për të marrë bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore. Bashkëkryetarët vendosen në bazë të partive. Partia Demokratike ka përfaqësuesin e vetë që është zoti Alibeaj, Partia Socialiste ka bashkëkryetarin e vetë.

Në atë komision në pjesën dërrmuese anëtarët janë përfaqësues të aleatëve dhe pjesë të Rithemelimit, aty vetëm Alibeaj dhe Çollaku janë përfaqësues të Partisë Demokratik, unë nuk e kuptoj çfarë roli ka bashkëkryetari”,-tha Pampuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026