Mblidhet Komisioni për Dezinformimin, Çuçi: S’është kundër lirisë së medias
Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin në Kryesinë e Kuvendit.
Përveç deputetëve të PD-së, në mbledhjen e parë mungojnë edhe deputetët e tjerë të partive të vogla të opozitës.
Gjatë fjalës së tij në Komision, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, theksoi se ngritja e këtij komisioni s’ka të bëjë me luftën partiake e as lirinë e medias.
“Vertet eshte nga ato komisionet qe nuk duhet pare si pjese e luftes partiake mes mazhorances dhe opozites. Me vjen keq qe koleget e opozites ende sot nuk kane shprehur gatishmerine per te ardhur. Dizinformimi eshte nje fenomen historik prej Egjipit te lashte dhe deri me sot, madje deri ne ate pike sa kane deformuar fakte historike. Ajo qe na ul sot ne kete komision eshte shqetesimi qe ka bota perendimore denokratike se ky fenomen mund te cenoje vlerat tona demokratike”, tha Çuçi.
Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dizinformimi sot është një shqetësim që lidhet më së shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t’i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.
“Besoj se ky komision eshte gjeja me e domosdoshme qe parlamenti shqiptar duhet te beje nje ore e me pare. S’duhet të kete asnje paranoje qe ky komision do te ngrene mazhorancen kunder lirisë se medias. Ne jemi ketu per te pare se si Shqiperia do ti’ pergjigjet ketij shqetesimi.
A kemi rregullat e duhura që ndalojnë dizinformimin dhe sigurisht per te pare ambientin qe mund te tentojne te deportojnë vende jo mike te Shqiperise, te cilet e kane rritur vemendjen ndaj Shqiperise per qendrimet tona pro perendimore”, deklaroi Çuçi duke iu bere thirrje kolegeve të opozitës të marrin pjesë dhe të konsiderojnë rëndësinë e këtij komisioni. Siç tha ai, kjo është më e rëndësishme sesa për të siguruar një vend në listën e kandidatëve për deputetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë