Mbretëria e Bashkuar mbështet Policinë Shqiptare me pajisje bashkëkohore
Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare e Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar (HOIO) ka dhuruar pajisje të teknologjisë bashkëkohore për Policinë e Shtetit.
Ceremonia e dhurimit u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Donacionet, me një vlerë totale prej rreth 200 mijë paundësh, përfshijnë pajisje moderne teknologjike që do të përdoren nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, si dhe Njësia e Informacionit të Pasagjerëve. Këto pajisje synojnë forcimin e kapaciteteve operacionale dhe hetimore të strukturave policore.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, vlerësoi mbështetjen e partnerëve britanikë, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy institucioneve përbën një model të konsoliduar në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar dhe fenomeneve të tjera me rrezikshmëri të lartë.
“Donacione të tilla përkthehen në më shumë kapacitete parandaluese, goditëse dhe hetimore në luftën kundër krimit”, u shpreh Hita, duke nënvizuar se pajisjet e reja do të ndikojnë në rritjen e efikasitetit të analizës, kontrollit dhe hetimeve policore.
Nga ana e saj, përfaqësuesja e HOIO, Tara Moore, rikonfirmoi angazhimin e institucioneve britanike për vijimin e mbështetjes ndaj Policisë së Shtetit përmes asistencës teknike, logjistike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira profesionale.
Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të strukturave përfituese, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi në rritjen e sigurisë publike dhe forcimin e kapaciteteve të policisë shqiptare.
Dyshime për abuzim me rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 13:46 Dyshime për abuzim me rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie