Mbrojtësi Kombëtares zyrtarisht te Torino, Ismajli prezantohet me shqiponjën kuqezi
Ardian Ismajli është zyrtarisht futbollist i Torinos ndërsa klubi italian e prezantoi mbrojtësin kuqezi në një mënyrë origjinale, përmes simbolit të shqiponjës, duke nderuar kombësinë e tij.
Pas disa sinjaleve në rrjetet sociale, Torino konfirmoi transferimin përmes një deklarate zyrtare, duke bërë të ditur se Ismajli ka firmosur kontratë deri më 30 qershor 2027, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.
Në njoftim, klubi theksonte edhe përvojën e lojtarit, i cili me fanellën e Empolit ka zhvilluar 106 ndeshje. Me përfaqësuesen shqiptare ai ka luajtur 45 herë dhe ka shënuar 3 gola.
“Përshëndetje tifozë granata. Jam i nderuar të vesh fanellën e demave. Forca dema,” ishte mesazhi i parë i Ismajlit pas prezantimit.
Mediat italiane kanë zbuluar se në muajin maj, Ismajli kishte marrë një ofertë nga Katari. Klubi i Al Ain i ofroi një kontratë 3-vjeçare me një pagë totale prej 7 milionë eurosh, por mbrojtësi shqiptar e refuzoi, pasi synimi i tij ishte të vazhdonte karrierën në Serie A. Ai u bashkua me Torinon si lojtar i lirë.
Transferimi në një klub me histori si Torino konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e Ismajlit, që pritet të ndikojë pozitivisht edhe në paraqitjet e tij me Kombëtaren shqiptare.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona