Mbrojtja Civilie: Sulmet e fundit izraelite në Gaza vrasin 24 persona
Të paktën 24 palestinezë janë vrarë në dy sulme të ndara ajrore izraelite gjatë natës, përfshirë një sulm ndaj një shkolle që strehonte familje të zhvendosura në Gazën qendrore, sipas mjekëve dhe zyrtarëve të Mbrojtjes Civile.
Sulmi kishte në shënjestër shkollën Fahmi Al-Jargawi në qytetin e Gazës, e cila kishte strehuar qindra persona të zhvendosur që kishin ikur nga qyteti verior i Beit Lahia, aktualisht nën sulm të fortë ushtarak izraelit.
Një zëdhënës i agjencisë së Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 trupa, përfshirë ato të fëmijëve, u nxorën nga shkolla – shumë prej tyre ishin djegur rëndë, pasi zjarret përfshiu dy klasa mësimi të shndërruara në ambiente banimi.
Pamjet video të shpërndara në internet treguan zjarre të mëdha që përpinë pjesë të shkollës, me imazhe grafike të viktimave të djegura rëndë, përfshirë fëmijë, dhe të mbijetuarve që pësuan lëndime kritike.
Raportet lokale thanë se midis të vdekurve ishte Mohammad Al-Kasih, kreu i hetimeve për policinë e Hamasit në Gazën veriore, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.
Pak para sulmit në shkollë, një tjetër sulm ajror izraelit goditi një shtëpi në qendër të qytetit të Gazës, duke vrarë katër persona të tjerë, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Sulmet e dyfishta janë pjesë e një ofensive më të gjerë izraelite që është përshkallëzuar në pjesën veriore të enklavës gjatë javës së kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS