“Mbrojtja” e Berishës, Andi Bushati: Ambasadat të nxjerrin faktet nëse duan vërtetë demokracinë
Analisti politik, Andi Bushati, është i mendimit se ambasada e SHBA do të bënte mirë të nxirrte faktet ndaj Sali Berishës.
Në emisionin “Shock” me Bruna Çifligun dhe Baton Haxhiun në Euronews Albania, Bushati theksoi se nga ana morale Berisha do të duhej ta kishte shmangur debatin duke u larguar vetë më parë. Por në aspektin juridik, pa u treguar faktet, nuk mund të krijohet precedenti.
“Nëse ambasadat duan demokracinë, na bëjnë mirë t’i nxjerrin këto dosje. Por nuk mund të krijojnë standardin që një njeri që votohet nga shqiptarët del një ambasadë dhe thotë unë nuk e dua. O jemi në ambasadokraci, ose në demokraci,” – tha Bushati.
Bushati tha se PD është në një pozitë të rëndë për sa i përket kësaj çështjeje, pasi në mes është historia e saj.
“PD-ja është në një dilemë të madhe, ose të thotë se ne jemi lakej të ambasadës, ose duhet të ridimensionojë historinë e saj të 30 viteve, sepse nëse Berisha është minus i demokracisë dhe vjedhës i fondeve publike kjo rrënon 30 vite të PD-së, sepse të gjithë e dinë që PD-ja ka qenë ai,” – u shpreh Bushati.
“Të kërkosh të bësh drejtësinë e munguar, përmes një drejtësie të shtrembëruar, që ne na e kanë thënë diplomatët kështu na e do Amerika… po të shohim edhe debatin, nuk thonë ‘po dënojmë Berishën se i ka bërë dëm vendit’, por thonë ‘PD-ja nuk e ka luksin të prishet me Amerikën’, por çfarë të prishet me të vërtetën?” – vijoi Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit