Mbrojtja e monedhave nga falsifikimi, Çuçi: Marrëveshja me BQE-në, mjaft efikase
Ministri i Mbrojtjes, Bledi Çuçi e cilëson si mjaft efikase nënshkrimin e marrëveshjes së institucionit që ai drejton, Bankës së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme me Bankën Qendrore Evropiane, për mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi.
Në një deklaratë për mediat, Çuçi nënvizoi se të tilla marrëveshje janë të domosdoshme, për të krijuar terrenin e duhur për të luftuar këto vepra kriminale.
“Unë mendoj që jo vetëm kjo marrëveshje, vjen si një detyrim që kemi edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe këtu kryesisht, dua të përmend Bashkimin Evropian, që ka një vëmendje të posaçme, duke trajtuar kapitujt 24, 32 në marrëveshjen për hapjen e negociatave. Mendojnë që këto marrëveshje krijojnë një terren shumë efikas për të luftuar këto vepra kriminale.
Duke u lidhur me marrëveshje të tilla mes institucioneve të ndryshme, unë mendoj që krijojmë një terren dhe bëhet efikase lufta ndaj kësaj figure vepre penale që ka një rëndësi të posaçme. Besoj se janë të domosdoshme këto lloj marrëveshjes”, theksoi ai.
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik