Mbyllet epoka e eksportit të gazit natyror rus në Evropë, Ukraina ndërpret transitin

1 Janar 2025 | 16:13

Eksporti i gazit rus përmes Ukrainës u ndërpre të mërkurën me skadimin e marrëveshjes për transitin.

Ky zhvillim do të detyrojë disa vende europiane që të gjejnë burime të tjera për furnizimin me gaz natyror.

Sulmi shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës, nxiti shumë vende në Bashkimin Europian që të ndërprisnin varësinë e tyre tek gazi natyror rus.

“Ndaluam transitin e gazit rus. Ky është një zhvillim historik. Rusia po humbet tregjet e saj dhe do të ketë humbje financiare. Evropa tashmë e ka marrë vendimin për ta braktisur gazin rus”, tha ministri i Energjisë së Ukrainës, German Galushchenko, përmes një deklarate.

Gjigandi rus i gazit, Gazprom tha se kishte humbur “të drejtën ligjore dhe teknike” për të eksportuar gaz përmes Ukrainës.

Rusia është akoma në gjendje të eksportojë gazë në Turqi dhe në vende të Evropës qendrore si Hungaria dhe Serbia.

Qeveria e Moldavisë, ka urdhëruar shkurtime të forta në konsumin e energjisë për të përballuar humbjen me furnizim gazi nga Rusia.

Bashkimi Europian tha se ishte i përgatitur për ndalimin dhe se ky zhvillim nuk do të ketë ndikim tek vendet anëtare duke deklaruar se “infrastruktura europiane është në gjendje të furnizojë Europën qendrore dhe lindore me gaz që nuk e ka burimin në Rusi”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike

Një fotografi e publikuar nga Presidenca e Turqisë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare. Në imazh...
08:55 | 07/07/2026

SHPJEGIMI/ Vendimi që mund t’i japë fund Marine Le Pen dhe të lirojë Jordan Bardellën

Nëse Gjykata e Apelit e Parisit mbështet ndalimin pesëvjeçar të Marine Le Pen nga mbajtja e posteve publike, ambiciet e kahershme presidenciale të figurës së...
08:10 | 07/07/2026

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026