Mbyllet kampionati italian, Juventus siguron pjesëmarrjen në Champions
Të dielën është luajtur java e fundit e kampionatit Italian, aty ku ky sezon me plot të papritura ka ulur siparin, ndërsa u vendosën dhe disa verdikte përfundmtare. Një prej tyre lidhet me Juventusin i cili ka siguruar pjesëmarrjen në Champions për vitin e ardhshëm, pas fitores ndaj Venecias, në një duel mjaft të luftuar e i mbyllur në shifrat 3-2. Bardhezinjtë luajtën mirë në transfertë edhe pse vendësit shënuan të parët me Filan që në nisje. Yildiz dhe Kolo Muani i dhanë avantazhin torinezëve brenda fraksionit të parë, por Venecia nuk e kishte thënë fjalën e fundit.
Në pjesën e dytë Haps realizoi sërish duke kthyer balancën në fushe e vështirësuar më tej llogaritë e ekipit të Tudor. Një penallti e shndërruar në gol nga Locatelli vulosi përfundimisht fatin e bardhezinjve për këtë sezon, duke u konfirmuar në vendin e katërt, si dhe pjesëmarrjen në ligën e kampionëve. 70 pikë në 38 javë për Juventusin që la jashtë Championsit Romën, pavarësisht fitores së kryeqytetasve në Torino.
Ekipi i Ranierit zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive ashtu si përgjatë gjithë vitit 2025, duke fituar pastër ndaj Torinos. Golat u shënuan nga Paredes dhe Saelemaekers, nga një për secilën pjesë. Sa i përket garës në Evropë, në Champions do të marrin pjesë Napoli kampion, Interi, Atalanta dhe Juventus, Roma e Bologna në Europa League e Fiorentina në Conference.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Tersi” i Milanit në kupë, Bolonja e mposht në finale dhe i merr trofeun
- Igli Tare shkon te Milani, zbulohen detaje nga kontrata: Sa do të jetë paga vjetore
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për trashëgimtarët e pronave
- 16:13 BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
- 15:23 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 15:20 Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)