Mbyllet me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS
Mes debateve, pas më shumë se 4 orësh komisioni parlamentar për Sistemin TIMS miraton kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. Nga kryeministri, ministri i Brendshëm, SHISH, SPAK, Prokuroria e Tiranës etj.
Kreu i komisionit Ervin Salianjit propozoi që mbledhja e radhës e komisionit për TIMS të caktohet për ditën e hënë, ndërsa nuk munguan debatet me nënkryetarin e komisionit Toni Gogu.
“Kërkesa që hedh në votim, a jeni dakort që nesër në orën 11:00 të bëjmë mbledhjen e radhës, që të kemi mundësi që dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre. Ore këtu vidhet TIMS, ju thoni do dalim kot aty”, tha Salianji.
“I vetmi njeri që di që të dhënat kanë shkuar te grupet kriminale, je ti. Unë do ta bëj kërkesën procedurale kur ne të vijnë në atë fazë që ju të jeni një nga dëshmitarët në këtë komision”, u shpreh deputeti i PS, Toni Gogu.
“Pse bën sikur nuk jeton këtu more… Nëse keni frikë nga grupet kriminale, thoni…Kam propozim tjetër, meqë ju nesër jeni pushim dhe nuk punoni dot, kam propozim që ta vazhdojmë këtë mbledhje të hënën. Pse mbledhja e grupit është më e rëndësishme se TIMS. Pra partia më e rëndësishme se vjedhja e të dhënave. Doni të bllokoni komisionin? Po, po kështu jeni mësuar ju, Enver Enver. Se kaq jeni mësuar ju, të duartrokisni”, tha Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë