Mblidhet komisioni hetimor për TIMS, Gogu përplaset me Salianjin: Po bëhesh gjyqtar
Komisioni hetimor për sistemin TIMS prej orës 15.00 po zhvillon mbledhjen e tretë. Në mbledhjen e sotme pjesë e rendit të ditës janë kërkesat për informacion dhe plani hetimor.
Edhe gjatë kësaj mbledhjeje nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet verbale mes kreut të këtij komisioni Ervin Salianjit dhe deputetit të PS, Toni Gogu.
Nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t’i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë, duke iu referuar akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit.
“Ne hetojmë veprimtarinë me ndihmën e disa ekspertëve. Unë e kuptoj që ju jeni shume të trembur dhe ndiqni strategjinë e atij që është sot më i tremburi në ballkonin e shtëpisë së tij. Ky rol është të marrësh rolin e gjyqtarit. Javën e kaluar donit t’i jepnit pafajësi Berishës, sot doni të bëheni gjyqtari i Ervin Muçës. Ju nuk ndiheni rehat në rolin e parlamentarit që heton sipas vendimit të Kuvendit. Nga njëra anë doni të shfajësoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjetër të ndëshkoni kundërshtarin politik”, tha Gogu.
“A keni ju shqetësim që persona të tillë drejtojnë këtë strukturë në Policinë e Shtetit? Një pjesë e madhe e juaja është mësuar qyl nga mazhoranca, se zgjedhjet jua merr Rama. Çdo gjë e paguajnë bandat. Për ça ju duhet? Kjo është logjika. A jeni dakord me këtë rend dite?” u shpreh Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko