Mbyllet merkatoja e janarit, Premier League rekord në transferime

3 Shkurt 2026 | 11:00

Të hënën është mbyllur zyrtarisht merkato e transferimeve në ligat kryesore evropiane, aty ku shpenzohen më shumë para. Premier League nuk zhgënjen kur vjen puna te afrimi i lojtarëve dhe mbetet në krye të piramidës së shpenzimeve, me Manchester City-n që bëri dy goditje të rëndësishme në merkato. Lojtari më i shtrenjtë i transferuar në janar është Semenjo, i cili kaloi nga Bournemouth te Manchester City.

26-vjeçari i kushtoi “Cityzens” plot 72 milionë euro dhe ka pasur një impakt të drejtpërdrejt në ekip. Pas tij vjen Jorgen Strand Larsen, afrimi në ditën e fundit të merkatos i Crystal Palace, që kushtoi 50 milionë euro. Lucas Paqueta i dha lamtumirën Anglisë dhe u kthye në vendlindje, Brazil, te Flamengo, një lëvizje që kushtoi 42 milionë euro për mesfushorin 28-vjeçar. Conor Gallagher përforcoi mesfushën e Tottenham, ndërsa ekipi londinez shpenzoi 40 milionë euro, po aq sa përfitoi nga shitja e Brennan Johnson te Crystal Palace.

Sa i përket 10 transferimeve më të vlefshme të janarit, lista vijon me Lookman, që iu bashkua Atletico Madrid, Oscar Bobb nga Manchester City te Fulham, Meite që u transferua tek Al Hilal, si dhe Castellanos dhe Rayan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026