Mbyllet protesta e PD-së, Berisha: Nuk do të ndalojmë deri në largimin e Ramës

23 Shkurt 2023 | 12:23

Është mbyllur pas dy orësh protesta e thirrur nga opozita jashtë ambienteve të parlamentit. Protesta ishte e qetë, por mesazhet e dhëna nga kreu i Partisë Demokratike ishin të ashpra. Berisha theksoi me forcë se protestuesit do të jenë brenda sallës së parlamentit nëse gjykata vendos sipas udhëzimeve të maxhorancës në lidhje me vulën e PD-së.

Nga selia e PD-së Berisha deklaroi pas protestës se tubimet e opozitës do të vijojnë në mënyrë të parreshtur deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.

“Me urdhër të krim-ministrit Edi Rama ka tentuar të shkatërrojë pluralizmin. Sikundër ka korruptuar kryezbuluesin e partnerit tonë më të madh, Në një akt anti-Nato. Mbrojtja që po i bën maxhoranca tregon se kemi të bëjmë me një forcë politike anti-perëndimore.

Këto janë motivet madhore të kësaj proteste e cila do të vazhdojë deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026