Mbyllet protesta te kryeministria, turma i drejtohet Bashkisë së Tiranës

11 Korrik 2024 | 22:02

Pas gati dy orëve, është mbyllur protesta e opozitës përballë kryeministrisë, ndërsa turma e protestuesve mësohet të jetë drejtuar për nga Bashkia e Tiranës ku do të vijojnë protestën.

Protesta te Kryeministria ishte në përgjithësi e qetë, megjithatë nuk kanë munguar edhe rastet kur militantët e PD kanë hedhur molotov para kryeministrisë.

Molotovët u hodhën teksa kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mbante fjalimin me anë të një video-lidhje me “Zoom” për mbështetësit.

Protesta u thirr nga opozita me moton kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe situatës ekonomike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij akuzoi qeverinë si fajtoren e braktisjes së vendit nga ana e shqiptarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026