Mbyllja e shkollës dhe kopshtit të financuar nga FETO, Rama shpjegon vendimin

3 Tetor 2022 | 21:13

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif” erdhi për shkak se aktiviteti i këtij institucioni arsimor, po kryhej në një godinë, për të cilën nuk kishte marrë miratimin e Ministrisë së Arsimit.

Në një intervistë për emisionin “Now”, në Euronews Albania, Rama u shpreh se mbyllja e kopshtit turk, “Zubeyde Hanim”, u bë pasi nuk plotësoheshin standardet.

“E para, nuk është i pari institucion arsimor që mbyllet, kemi mbyllur shumë institucione arsimore. Kemi mbyllur 18 universitete, kemi mbyllur në vijim programe të caktuara, klasa të caktuara, çerdhe, kopshte, shkolla. Mbi çfarë baze i kemi mbyllur? Nuk i kemi mbyllur mbi bazën as se nga vijnë, as të kujt janë, por mbi bazën e ligjit. Për rastin konkret, është shumë i qartë dhe i thjeshtë legjislacioni.

Çuditërisht, ndërkohë që janë mbyllur edhe disa institucione të ngjashme, askush nuk ka thënë asgjë. Ndërkohë, këtu ka një pjesë që hidhet përpjetë. Baza ligjore është shumë e qartë. Nuk mund të hapësh një aktivitet në një godinë të caktuar, pa marrë më parë  miratimin nga Ministria e Arsimit. VKM-ja bëhet për të zbatuar ligjin, jo për të shmangur ligjin. Kopshti është mbyllur me motivacionin që ka dhënë Ministria e Arsimit”, theksoi kreu i qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026