Mbyllja e shkollës turke, Rama: Mua s’më bëjnë dot presion as turqit as amerikanët

27 Shtator 2022 | 19:38

Kryeministri Edi Rama mohoi që të ketë pasur presion nga presidenti turk Erdogan për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë të martë Rama tha se shkolla në fjalë ka shkelur ligjin duke u spostuar në një ambient tjetër pa marrë asnjë leje nga Ministria e Arsimit.

“E kam thënë me kohë dhe po e them përsëri; mjafton t’u referoheni fakteve, pastaj përralla ka kush t’ua tregojë. Po të ishte çështje politike pse do merreshim ne me një kolegj vajzash. Siç kemi vepruar për çdo subjekt dhe s’keni bërë asnjë zhurmë. Do ishte shkelje e ligjit nëse ministria s’do reagonte. Spostim i  shkollës është bërë pa marrë asnjë miratim. E vërtetoi dje edhe vendimi i gjykatës. Mua s’më bën presion askush, asnjë politikan këtu apo jashtë amerikanë apo turq se jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026