Mbytën me litar 23-vjeçarin dhe e hodhën në liqen, lihen në burg dy të dyshuarit

19 Gusht 2025 | 11:12

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin. Ata dyshohet për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë më pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Gjatë zhvillimit të seancës, avokatët Arbër Qehaja, Fred Gjoni dhe Halit Zhuka zhvilluan debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo. Po ashtu, debate me prokurorin zhvilluan edhe dy të dyshuarit, sa i përket provave që ngrejnë dyshime për përfshirjen e tyre në krim.

Avokatët kërkuan të cilësohej i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve. Në përfundim të seancës, gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg të dyshuarit dhe caktoi afat për mbledhjen e provave të tjera shtesë me qëllim provimin e akuzës.

Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka. Sipas hetimeve, autorët e kanë ndjekur të riun që nga qyteti i Burrelit dhe, gjatë rrugës për në banesën e tij, e kanë dhunuar dhe mbytur. Më pas, për të fshehur krimin, automjetin e tij e hodhën në liqenin e Shkopetit, së bashku me trupin e pajetë brenda.

Dyshimet e hetimeve tregojnë se 23-vjeçari është rrëmbyer, më pas mbytur me litar dhe autorët kanë tentuar të zhdukin kufomën, por dështuan pasi trupi u gjet në brigjet e liqenit të Shkopetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026