“Mcgonigal” përplas Ramën me opozitën, nesër seancë maratonë 24 orë

1 Mars 2023 | 17:19

Nesër, mazhoranca dhe opozita do të përballen në një seancë plenare maratonë 24 orë për çështjen Mcgonigal.

Dy grupimet brenda Partisë Demokratike do të përballen të enjten në seancë plenare me kryeministrin Edi Rama për akuzat e ngritura për lidhjen e tij me ish zyrtarin e FBI, Charles Mcgonigal që po hetohet në Amerikë.

Grupimi i drejtuar nga Sali Berisha, ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat pa afat kohor. Kërkesa e tyre është firmosur nga 19 deputetë. Për këtë mazhoranca deklaroi se do të jenë në dispozicion 24 orë.

Nga ana tjetër, grupi parlamentar demokrat i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbajtjen e një interpelance po për çështjen “Mcgonigal”. Interpelanca me kreun e qeverisë do të kryhet nga deputeti Gazment Bardhi.

Në kuvend është dorëzuar edhe një kërkesë tjetër e grupimit të Sali Berishës. 13 deputetë kanë dërguar 13 pyetje për kryeministrin Rama për të shpjeguar më tej lidhjet e tij dhe akuzat për ish zyrtarin e FBI.

Në total janë 1440 minuta, ku pjesë më të madhe të kohës e ka grupi parlamentar socialist me 750 minuta, e ndjekur nga grupi parlamentar demokrat me 350 minuta.

Në seancë, Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD kanë në dispozicion 10 minuta për diskutime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026