Escobar flet për “McGonigal”: Nuk ka ndikim në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë

Gabriel Escoba
28 Shkurt 2023 | 20:02

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Gabriel Escobar në një konferencë për gazetarët, është pyetur edhe për çështjen “McGonigal”.

Sipas Escobar, Departamenti i Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi dhe nënvizoi se kjo çështje nuk ka ndikim në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë

“Departamenti i shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. Në lidhje me pyetjen për akuzat për agjentin McGonigal më duhet t’u referoj të pyesni FBI-n. Do të them se nga perspektiva e DASH dhe qeverisë amerikane Shqipëria është një aleate solide e NATOS, një partner i mirë bilateral.

Ka qenë një ndihmëse e madhe për ne në Këshillin e Sigurimit. Nuk ka asnjë ndikim në marrëdhëniet tona bilaterale mes SHBA dhe Shqipërisë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, pak ditë pasi të shpallë zgjedhjet parlamentare....
19:05 | 10/07/2026

A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave

Autoritetet serbe kanë konfirmuar zyrtarisht një vatër të re dhe të madhe të ethes afrikane të derrave në rajonin e Vojvodinës. Për të frenuar përhapjen...
18:43 | 10/07/2026