24 orë debat për McGonigal, Balla: Po përgatitemi për të enjten
Socialistët po përgatiten për mocionin me debat lidhur me çështjen McGonigal që do të mbahet të enjten e dy marsit, datë kur kryeministri Rama do të japë sqarimet e tij për këtë çështje.
Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste pas mbledhjes me deputetët, duke theksuar se mocioni me debat pritet të zgjasë deri në 24 orë.
Taulant Balla kërkoi nga opozita që të jetë aty, dhe të mos gjejë asnjë mekanizëm për të penguar zhvillimin e kësaj seance.
Ai komentoi edhe kërkesën e Partisë Demokratike për të shqyrtuar me urgjencë e vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e ministres Olta Xhaçka, duke rikujtuar se rendi i ditës për seancën e të enjtes tashmë është përcaktuar.
“Vendimi i Gjykatës ka mbërritur të premten, nuk jam unë që e vendos por Këshilli i Legjislacionit që ka detyrimin e menjëhershëm që të vendosë në lëvizje instrumentet dhe vendosjen në kalendarin e shqyrtimit. Mos harroni që data është një seancë e përcaktuar me një pikë të vetme të rendit të ditës të përcaktuar që është mocioni me debat,” – tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)