Mclaren dhe Norris dominojnë në Zandvoort
Lando Norris siguroi “pole position” në “Dutch Grand Prix në stil triumfues që i dha një diferencë prej 3 të dhjetash nga Max Verstappen në Provat Zyrtare që u transmetuan në Euroneës Albania dhe IN Radio. Pas xhiros së parë të shpejtë në sesionin e 3’të kualifikues, Norris u përmirësua në tentativën e fundit me kohën 1m 09.673s në bordin e McLaren. Kjo e zbriti Verstappen sërish në vendin e dytë.

Oscar Piastri nuk shkoi më larg se vend i 3’të duke lënë pas rivalin e Mercedes, George Russell. Sergio Perez u paraqit më mirë se garat e fundit kur meksikani e vendosi Red Bull’in e tij në vendin e 5’të. Ferrari i Charles Leclerc ishte makina e 6’të më e shpejtë përpara Aston Martin dhe Fernando Alonso’s që bënë më mirë se Alex Albon dhe Williams në vendin e 8’të.

Lance Stroll dhe Pierre Gasly plotësuan top-10 me Aston Martin dhe Alpine respektivisht. Mirëpo surprizat nuk munguan mes të eleminuarve në sesionin e 2’të. Carlos Sainz pati vështirësi dhe nuk e renditi më lart se vendi i 11’të, Ferrari’n e tij. Leëis Hamilton që do ti nënshtrohet investigimit për një incident të mundshëm me Sergio Perez në sesionin e 1’rë, do të niset nga vendi i 12’të. Bashkë me ta u eleminua Tsunoda dhe binomi i Haas, Hulkenberg-Magnussen. Kjo është rradha e nisjes në Garën që do të transmetohet të dielën nga Euronews Albania dhe IN Radio:

- Lando Norris (McLaren) – 1:09.673
- Max Verstappen (Red Bull)
- Oscar Piastri (McLaren)
- George Russell (Mercedes)
- Sergio Perez (Red Bull)
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Fernando Alonso (Aston Martin)
- Alex Albon (Williams)
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Pierre Gasly (Alpine)
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Lewis Hamilton (Mercedes)
- Yuki Tsunoda (RB)
- Nico Hulkenberg (Haas)
- Kevin Magnussen (Haas)
- Daniel Ricciardo (RB)
- Esteban Ocon (Alpine)
- Valtteri Bottas (Sauber)
- Zhou Guanyu (Sauber)
. Logan Sargeant (Williams)

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West