McLaren kthen ngjyrën gri në Austin
15 Tetor 2024 |
22:13
Skuadra angleze u bë e 3 në Formula 1 që prezanton një dizajno speciale në “United States Grand Prix” duke ndjekur Haas dhe Alpine.
Në bashkëpunim me Google, McLaren krijoi edicionin e dytë të makinës që inspirohet nga ngjyra gri, pas asaj të prezantuar në Silverstone në vitin 2023.
Fushata “Grija Shndrit Përsëri”, ndikohet nga disa makina të vjetra McLaren që kanë bërë historinë e Formula 1.
Përveç makinave, ngjyra gri do të shfaqet edhe në veshjet e Lando Norris dhe Oscar Piastri’t në “Circuit of The Americas”.
McLaren vjen në 6 garat e fundit të sezonit me një avantazh prej 41 pikësh ndaj Red Bull në klasifikimin e konstruktorëve. Ndërsa Norris është 52 pikë pas Max Verstappen në betejën për titullin e pilotëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë



