McLaren MP4/5B do të shfaqet në “Sao Paulo Grand Prix”
Brazili do të përkujtojë 30 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit Ayton Senna.
Pjesë e aktiviteteve do të jetë edhe një xhiro nderi e McLaren MP4/5B në Interlagos.
Si pjesë e “Senna Forever Honda dhe McLaren do të risjellin makinën origjinale me të cilën Senna fitoi titullin në vitin 1990 në atdhe.
Identiteti i pilotit që do ta drejtojë makinën do të bëhet i njohur në prag të garës dhe në përfundim të xhiros, makina MP4/5B do të qëndrojë në pit lane duke ju dhënë një mundësi ekskluzive të gjithëve për të admiruar një pjesë historike të Formula 1.
Tifozët janë të ftuar të vishen me ngjyrat e gjelbëra dhe të verdha për tu bashkuar në ditët përkujtimore të një prej idhujve më të mëdhenj të sportit në Brazil.

MP4/5B u krijua nga partneriti i suksesshëm mes McLaren dhe Honda-s në vitet 1988-1992 duke lënë një shenjë të përhershme në historinë e sportit.
Gjatë kësaj periudhe suksesesh të paprecedentë, McLaren-Honda fitoi 44 nga 80 garat ku mori pjesë.
Ndërsa Ayrton Senna u shpall kampion Bote në edicionet 1988, 1990 dhe 1991.
Përvec tyre, gjatë një dekade në sport, Legjenda braziliane vendosi 65 pole positions, fitoi më shumë se 600 pikë duke u ngjitur 80 herë në podium, 41 nga të cilat si fitues.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë