“Me 200 euro në muaj për person je i varfër”, Tomori: Sa duhet për të jetuar

13 Nëntor 2024 | 22:19

Të pyetur nga Barometri – Euronews Albania lidhur me tri problemet kryesore në vend, 46.1% e qytetarëve kanë thënë se problemi kryesor në vend është kostoja e jetesës, 39.5 % e tyre emigrimi, 34.7% korrupsioni dhe 27.8% e tyre kanë thënë papunësia.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomori tha në emisionin Barometri se me 200 euro në muaj për person me standardet ndërkombëtare konsiderohesh si i varfër.

Sipas tij, shuma që i duhet një familjeje për të jetuar mirë varet nga disa faktorë, nga struktura e familjes tek mënyra se si e fillon familjen.

“Një familje me 4 anëtarë që ka të ardhurat mujore 800 euro është aty afër në kthetrat e varfërisë. Se sa duhet për të jetuar, sa më shumë më mirë është formula.  Varet nga shumë faktorë; nga struktura e familjes, ke banesë, fëmijë ,nga starti ku e fillon se mund të kesh kredi, borxhe”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025