Më 30 shtator zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, emrat në garë

25 Shtator 2025 | 10:46

Gjykata e Lartë ka njoftuar se mbledhja e posaçme për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohet më 30 shtator.

Në garë për këtë post janë tre kandidatë: Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa. Procesi i përzgjedhjes do të kryhet me votim nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, dhe fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota.

Anëtari i ri do të pasojë në këtë detyrë gjyqtaren Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar në muajin mars.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, procesi ka nisur pas depozitimit më 23 shtator 2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant. Ky vend ishte shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024.

Mbledhja e posaçme do të thirret nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe do të zhvillohet në orën 09:00, në ambientet e institucionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta

Në Kolonjë, turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sajtet natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, por edhe të mësojnë përgatitjen e gatimeve tradicionale e...
19:13 | 11/07/2026

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë...
18:46 | 11/07/2026

E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar. Raportohet se ai po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat....
18:34 | 11/07/2026