Emërimet në “Kushtetuese” në fazën finale, KED jep pikët për kandidatët në garë
Jo vetëm SPAK, por edhe Gjykata Kushtetuese do të ndryshojë kryetarin e saj.
Holta Zaçaj, me mandat të përfunduar, është në ditët e fundit si gjyqtare me detyrë kryetare e Kushtetueses.
Konkurrimi për gjashtë kandidatët është drejt fundit. Ata po i nënshtrohen vlerësimit me pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, dhe brenda javës së ardhshme pritet të shpallen tre më të votuarit.
Fjalën e fundit e thotë Gjykata e Lartë, si institucioni përgjegjës për të plotësuar vakancën e krijuar në Kushtetuese.
Në një mbledhje të posaçme, trupa e Gjykatës së Lartë do të votojë për tre gjyqtarët me pikët më të larta.
Ai ose ajo që merr më shumë vota, fiton edhe karrigen e gjyqtarit në institucionin më të lartë të drejtësisë – Gjykatën Kushtetuese.
Në garë janë emra të njohur, me kontribute në institucione të ndryshme të drejtësisë – nga vetë Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, e deri te strukturat e Vettingut të krijuara pas reformës në drejtësi, si KPA dhe KPK.
Pas largimit të Holta Zaçajt, Gjykata Kushtetuese pritet të përtërihet edhe me dy anëtarë të tjerë – një i propozuar nga Presidenti dhe një nga Kuvendi.
Kjo procedurë do të nisë pasi gjyqtarët e GJK-së të mblidhen në një seancë të parashikuar në mesin e tetorit, ku do të përcaktojnë me vendim përfundimtar kohëzgjatjen e mandateve të tyre.
Me largimin e Holta Zaçajt, vetë trupa e GJK-së do të duhet të zgjedhë mes tyre kryetarin e ri të Kushtetueses.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 10:23 NASA publikon pamjet nga hapësira: 59 mijë ndërtesa të dëmtuara në Venezuelë nga tërmetet, 16,000 të pastrehë
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi