Vakanca në Kushtetuese, kush janë 3 gjyqtarët më të vlerësuar nga KED

18 Shtator 2025 | 20:42

Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa janë tre më të vlerësuarit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të pasuar Holta Zaçaj gjyqtare me detyrë edhe kryetare në Gjykatën Kushtetuese.

I pari i renditur me pikët më të lartë është Asim Vokshi gjyqtar i Gjykatës së Lartë me 89.5. E dyta është Naureda Llagami ish kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqsor me 89.3. I treti është Florian Ballhysa ish Komisioneri Publik me 77.83 pikë.

Tre të parët në listën e vlerësimit nga KED do të votohen në mbledhjen e posaçme të përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Fituesi do të plotësojë vakancën e krijuar prej marsit pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj. Votimi i anëtarëve të GJL-ës është i fshehtë.

Pasi miratimit të vendimit të KED-ës për vleresimin me pikë për secilin prej gjashtë kandidatëve, Gjykata e Lartë pritet që brenda pak ditësh të zgjedhë edhe anëtarin më të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat 9 vjeçar.

Me largimin e Holta Zaçaj, trupa “Kushtetueses” do të zgjedhë edhe kryetarin e ri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë

Ka nisur protesta në Tiranë në ditën e saj të 42-të. Në nisje të saj është kënduar edhe himni kombëtar nga të gjitë protestuesit. Gazetari...
20:16 | 11/07/2026

U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)

Detaje të rej janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar në Shkodër. Aleksander Koçeku është personi i cili ka humbur jetën pasditen e kësaj të...
20:15 | 11/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, vritet një person. Detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në Dukagjin. Fatkeqësisht nga të shtënat ka humbur jetën një person. Policia gjithashtu...
20:02 | 11/07/2026