“Me Berishën 0 komunikim”- Basha: Duhet të ndiqte këshillat e mia, s’ka çfarë jep më

9 Qershor 2024 | 18:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka asnjë komunikim që prej shtatorit të vitit 2021, përveçse ndonjë mesazhë në raste të fatkeqësive familjare.

Komentet Basha i bëri në emisionin “Interview me Mirela Milorin” në Euronews Albania, ku tha se koha ka treguar se nëse Berisha do të ndiqte këshillat e tij, do të ishte më mirë për vendin dhe për vetë ish-kryeministrin.

Basha tha gjithashtu se Berisha në këtë stad ku është nuk ka çfarë jep më për Shqipërinë dhe shtoi se e sheh me keqardhje kur e sheh që flet nga ballkoni i shtëpisë së tij.

“Në këtë pikë jemi shumica dërrmuese në një mendje. Sa më shumë merremi me këtë çështje, aq më pak merremi me detyrën tonë para qytetarëve, që është edhe denoncimi i keqqeverisjes, edhe shpalosja e alternativës. Ndaj kemi vendosur t’i japim fund kësaj telenovele. Shqiptarët e dinë sa e korrupsuar është kjo qeveri. E dinë që kanë futur edhe kriminelë në radhët e saj për të marrë e mbajtur pushtetin.

T’u japim shqiptarëve rrugët e daljes nga kjo gjendje. PD-së i lind detyra që të japë ofertën për ndryshim. Një ofertë sa thelbësore, por edhe një rrugë të besueshme për ta zbatuar këtë aferë. Nuk më vjen mirë që ta shoh Berishën në këtë pozitë. Më vjen keq. Në fund të fundit është një njeri që në 34 vite të tranzicionit shqiptar ka bërë jo pak për vendin.

Sigurisht ka dritëhijet e tij, por nuk mund t’i mohoen as gjërat pozitive që ka bërë për vendin. Koha ka provuar që po të kishte ndjekur këshillat e mia, do të ishte më mirë për Shqipërinë, për PD, por edhe për atë vetë dhe familjen e tij. Është këshilluar keq. Në këtë pozitë që është nuk ka çfarë të jap më as për PD e as për veten. Që më 9 shtator 2021 ka qenë hera e fundit që kam kontaktuar me Berishën. Mesazhe në raste të fatkeqësive familjare”, tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm

Aktori Lulzim Zeqa ka folur për sfidën e interpretimit të Jagos në shfaqjen “Otello”, duke e cilësuar këtë rol si një nga personazhet më të...
21:49 | 28/06/2026

“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në

Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe...
20:40 | 14/06/2026

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026