Basha për kamerat inteligjente: Nuk bëjnë punë nëse nuk i japim rrogë policëve
Ish-drejtuesi i policisë, Faik Basha komentoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania sistemin e kamerave inteligjente që do të instalohen në njëzet qytete të vendit. Sipas tij, pengesë e punës së policëve nuk kanë qenë kamerat, por pagesat e ulëta.
“Ne kemi punonjës policie shumë të aftë dhe që kërkojnë të bëjnë detyrën, por kanë pasur pengesa. Nuk është se kamera ka qenë pengesë. Sigurisht tani i ndihmon. Nëse ne, punonjësit të policisë nuk i japim rrogë. Nëse punonjësi i policisë niset për punë, por ndërkohë në shtëpi nuk ka çfarë t’i japë fëmijëve për të ngrënë, ne nuk i bëjmë dot gjë as me kamera. Nëse kamerat do t’i vendosim në dispozicion të grupeve kriminale aq më keq akoma, siç kemi bërë me burimet e informacionit”, tha Basha.
Ai u shpreh se ka një mënyrë tjetër për të ndihmuar më mirë në funksionimin e policisë dhe hapi i parë është dekriminalizimi.
“Ne duhet të pastrojmë një herë policinë. Duhet ta heqim atë drejtorin e policisë që e ka makinën 100 mijë euro. Unë kam dhe një ide tjetër, ku një pjesë e mirë e mjeteve, parave dhe pajisjeve që do të bllokohen nga grupet kriminale t’u jepen policëve”, u shpreh.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç