Me çantën me € në makinën luksoze, kush është 30-vjeçari i arrestuar. Dyshohet se…

21 Mars 2024 | 14:30

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës këtë të enjte, pasi iu gjetën në automjetin luksoz që drejtontr 116 685 euro.

Denis Trebeshina po lëvizte me automjetin e tij tip “Audi”, kur u arrestua në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Hetuesit e krimeve ekonomike-financiare kishin informacione se ai posedonte një shumë të madhe parash, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Zyrtarisht policia njofton se vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave të 30-vjeçarit.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve, që në Durrës sekuestrohen para të jashtëligjshme.

Më herët, të mërkurën, në portin e dytë më të madh në vend u arrestua një 54-vjeçar, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 17 000 euro, që ky shtetas synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026