Krahu i djathtë i Vis Martinajt i përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtjas?
Gazetari Igli Çalmeta ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Gentian Bejtjas një javë më parë në Fushë Krujë.
Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit.
Ilir Beqaraj, është kushëriri i Ylli Brahimit i cili njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, fati i të cilit nuk dihet.
Çalmeta në një intervistë për Euronews Albania theksoi se vrasja e Bejtjas kthen në skenë hijen e Ervis Martinajt.
“Ky person mund të ishte përfshirë në ngjarje kriminale akoma dhe më të rënda, ku anëtarët e bandave më të rëndësishme në vend mund të jenë elimenuar. Personi i sotëm i arrestuar Ilir Beqaraj, mbante mbiemrin Brahimi dhe Mançellari. Sipas informacioneve është kushëri i Ylli Brahimit, që njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ylli Brahimit i është bërë dhe më parë atentat, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe është gjallë. Ai njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Kjo ngjarje na kthen në skenë hijen e Ervis Martinajt, fat ii të cilit nuk dihet ende”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë