SHBA për dinarin, Hovenier: Të ndryshojë mënyra e zbatimit të vendimit të bankës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ndryshojë mënyrën e zbatimit të vendimit për çështjen e dinarit.
Në një prononcim për mediat pas takimit me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, diplomati amerikan tha se SHBA e respektojnë vendimin e Bankës Qendrore, por institucionet duhet të kuptojnë pasojat që ka ky vendim për serbët e Kosovës.
“Ne e respektojmë vendimin e BQK e cila ka për detyrë që të qeverisë me çështjet monetare të Kosovës. Jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë për popullatën e cenueshme, komunitetin serb të Kosovës. Është më rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit. Bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë. Ka mundësi që të dy palët të ofrojnë zgjidhje se si mund të arrihet kjo”, tha Hovenier.
Hovenier tha se Bislimi nuk i ka dhënë ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së dinarit, por tha se Qeveria “Kurti” është duke punuar në këtë drejtim.
Diplomati amerikan deklaroi se Kosova dhe Serbia, së bashku me negociatorin e BE, Miroslav Lajçak duhet të gjejnë zgjidhjen më të pranueshme nga palët. Të martën kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nuk ranë dakord për gjetjen e një zgjidhje në takimin e Brukselit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë