Me dokumente false dhe thikë me vete, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim

24 Janar 2024 | 12:24

Një 31 vjeçar është arrestuar në Gjirokastër. Ai kishte me vete 2 dokumente false, 1 mjet prerës (thikë) dhe një shumë parash që dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaritë kriminale.

I arrestuari ishte në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sekuestrohen dokumentet false (leje drejtimi dhe kartë identiteti), mjeti prerës, 1900 euro dhe celulari i 31-vjeçarit.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Policisë së Gjirokastrës po kryejnë kontrolle intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Njoftimi i policisë

Në këtë kuadër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër kanë ndaluar për kontrolle, shtetasin Gj. L., të cilit i kanë gjetur 1 leje drejtimi dhe 1 kartë identiteti, të dyshuara të falsifikuara, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1900 euro që dyshohet se kanë burim veprimtaritë kriminale.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim, si bashkëpunëtor për transportimin e 4 emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit shtetëror, rast i cili u godit nga Policia e Gjirokastrës, më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj.

Në përfundim të veprimeve procedurale u vu në pranga shtetasi Gj. L., 31 vjeç, banues në Shkodër, si dhe iu sekuestruan sendet e kundërligjshme që kishte me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:52 | 01/07/2026