Me elementë kancerogjene, asgjësohen 2 tonë lodra të rrezikshme

12 Shkurt 2020 | 16:11

Rreth 2 tonë lodra të rrezikshme për fëmijë të sekuestruara gjatë periudhës së fund vitit janë asgjësuar ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

Nga analizat e kryera në laboratorët e Italisë lodrat rezultuan me përmbajtje të lëndëve toksike kancerogjene mbi normat e lejuara. Sipas Drejtorit të Mbikëqyrjes së Produkteve lëndët toksike zënë 60% të peshës së produktit në mbi 30% të lodrave.

Në këto lodra janë gjetur edhe elementët organikë toksikë që godasin sistemin riprodhues të fëmijës.

Kryeinspektori i IShMT, Lavdrim Sahitaj duke folur në studion e Euronews Albania tha se bëhet fjalë për lodra të rrezikshme për fëmijët pasi janë jashtë standardeve të Bashkimit Evropian. Z. Sahitaj deklaroi se lodrat janë konstatuar nga kontrollet e  IShMT në terren.

“Bëhet fjalë për një përqindje shumë të lartë me mbetje të rrezikshme”, deklaroi z. Sahitaj.

Ai shtoi më tej se janë dhe 1.2 tonë lodra të tjera të cilët po i nënshtrohet procedurave ligjore për t’i asgjësua.

Për prindërit, ai ka një paralajmërim pasi në momentin kur blejnë lodra për fëmijët e tyre duhet të sigurohen se ajo përmbajnë markimin CE, në mënyrë që të sigurohet se përmbushen standardet e BE-së.

“Prindërit duhet të jenë shumë të kujdeshëm pasi lodrat duhet të kenë markimin CE. Ky markim duhet të jetë në trupin e lodrës jo tek ambalazhi”, theksoi z. Sahitaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026