Me eurodeputetin grek vizitoi Belerin në burg, Dule: U shkelën parimet e demokracisë
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, së bashku me Kryetarin e Komisionit të Asocim – Stabilizimit në BE, eurodeputetin grek, Manolis Kefalogianis, vizituan këtë të hënë në burgun e Fierit kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Dule tha se vizita ishte në kuadër të Pashkëve Ortodokse, por edhe për të dëshmuar vijimin e përpjekjes për gjetjen e të vërtetës për çështjen ‘Beleri’.
Dule e quajti çështjen ‘Beleri’ një çështje padrejtësie në shkelje flagrante të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.
“Në kuadër të festës së madhe të Pashkës Ortodokse, vizituam sot bashkë me eurodeputetin dhe njëherësh kryetarin e grupit parlamentar të BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, zotin Kefalogianis, mikun tonë, kryetarin e Bashkisë së Himarës, kandidatin për eurodeputet, Fredi Belerin.
Ishte një vizitë për të shkëmbyer urime, por edhe për të dëshmuar vazhdimin e përpjekjes tonë, në vendin tonë dhe Europë, për gjetjen e të vërtetës dhe të drejtës.
Kefalogianis është e katërta herë që po viziton zotin Beleri, dëshmi kjo e interesit të vazhdueshëm jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivele europiane, për këtë çështje padrejtësie të papranueshme në shkelje flagrante të funksionimit të shtetit të së drejtës, të demokracisë funksionale dhe mëvetësisë së pushtetit vendor në vendin tonë, të cilat në mënyrë të papranueshme janë bërë objekt shkeljeje në rastin e Belerit”, tha Dule.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania