Me himn për atdheun, Josif Gjipali ngjitet në skenë me ansamblin e këngëve
Një koncert që bashkon zërat e mëdhenj të skenës shqiptare në një himn për atdheun vjen më 8 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell premierën “Shqipëri, O Nëna ime”, një produksion i cili i kushtohet dashurisë për vendin, traditën dhe rrënjët tona.
Kjo shfaqje sjell një frymë të re bashkimi mes brezave e zërave të mëdhenj të skenës shqiptare. Përkrah solistëve të njohur të Ansamblit Aranit Hoxha, Malvina Likaj dhe Denisa Gjezo publiku do të ketë kënaqësinë të mirëpresë për herë të parë tenorin me famë ndërkombëtare Josif Gjipali, si dhe Artistin e Madh, Kastriot Tusha, dhe baritonin e talentuar Artur Vera.
“Për mua nuk është surprizë, por për të madhin Josif Gjipali që do ta kemi në mesin tonë e do të këndojmë këngët tona me rastin e festave të 28-29 Nëntorit. Reportori është shumë i bukur, ka një adrenalinë të mrekullueshme. Shpresoj që publiku ta pëlqejë”, u shpreh Kastriot Tusha, tenor.
Nga ana tjetër, Gjipali e cilëson pjesëmarrjen e tij si një përvojë të re dhe emocionuese.
“Për mua është hera e parë që marr pjesë në një koncert të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Do të thoja se është një eksperiencë e re. Jam i bindur që do të jetë një eksperiencë e bukur dhe e këndshme”, tha Josif Gjipali, tenor.
Në këtë koncert do të marrin pjesë edhe solistët valltarë, të cilët do të sjellin në skenë pasionin, energjinë dhe shpirtin e traditës shqiptare.
Një natë ku kënga dhe vallja shkrihen mrekullisht për të na kujtuar se arti është gjuha më e bukur e dashurisë për atdheun.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë