“Më hoqi tutat dhe…”- Lihet në burg 45-vjeçari që tentoi të abuzonte me të miturin

29 Janar 2025 | 11:34

Gjykata e rrethit gjyqësor të Korçës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 45 vjeçarin Aleks Ago, i arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 15 vjeçari nga fshati Poloskë i Devollit.

Ka qënë nëna e 15 vjeçarit ajo që ka denoncuar në polici rastin sapo ka mësuar nga djali i saj për ngacmimin seksual nga 45 vjeçari.

Ago nuk ka pranuar akuzat në seancën gjyqësore duke u shprehur se nuk ka patur për asnjë moment qëllimin e ngacmimit seksual ndaj 15 vjeçarit, ndërkohë që gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës për të mbajtur në qeli deri në përfundim të hetimeve 45 vjecarin nga fshati Kuç.

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 29.01.2025 ora 10.30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasit A.A i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas”, njofton gjykata.

Në një intervistë për Euroneës Albania, 15-vjeçari deklaroi dhe dinamikën e ngjarjes, se si 45-vjeçari e ftoi në një zonë të veçuar dhe tentoi të abuzonte seksualisht duke i hequr pantallonat.

“E njoh që para 3 ditësh. Më thoshte hajde me mua se do të jap lekë dhe iu përgjigja se s’kam nevojë për lekë sepse më jep mami. Pastaj më çoi në një vend dhe filloi të më prekte, tentoi të më hiqte tutat por un se lashë. E shpova me një mjet që kisha dhe ika me vrap. Pastaj mamit ia tregova kur ika nga ai vend, teksa ikja për shpi, ishte diku ora tetë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026