Më i votuari nga socialistët në zgjedhjet e 25 prillit, Balla mbetet pa post në qeveri
Taulant Balla nuk do të jetë më sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste, edhe pse nuk shprehet i mërzitur për këtë pasi do të vijojë të mbajë rolin e kreut të grupit parlamentar socialist të cilin e vlerëson si më të rëndësishëm.
“Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë do të thotë të mos jesh në pozicion të rëndësishëm”, u shpreh për mediat Balla.
Ai nuk do të jetë më as në krye të PS në qarkun e Elbasanit, ku mori numrin më të madh të votave preferenciale në zgjedhjet e prillit 2021 dhe ku ka shërbyer si deputet në parlamentet e dala nga tre zgjedhjet e fundit parlamentare. Për këtë mandat, ai do të drejtojë socialistët e qarkut Fier.
Balla iu bashkua Partisë Socialiste në vitin 2002, dhe mori karrigen e deputetit socialist vetëm tre vjet më vonë në zgjedhjet e 2005-ës, ku garoi për qarkun e Librazhdit.
Ai u votua nga Partia Socialiste për të qenë në krye të grupit parlamentar në 2017-ën pas propozimit nga Kryeministri Rama.
Vetëm pak kohë më pas, me dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga roli i sekretarit të përgjithshëm pas marrjes së rolit të kreut të kuvendit, Kryeministri Rama propozoi Taulant Ballën për të zënë vendin e numrit dy të partisë.
Këtë post, Balla e mbajti për 4 vitet e qeverisë Rama 2 që shënoi edhe kulmin e karrierës politike të Ballës përgjatë të cilit mbajti rolin e sekretarit të përgjithshëm, kreut të grupit parlamentar socialist, si dhe kryetarit të delegacionit në Parlamentin Europian.
Tashmë, Balla do të ketë vetëm rolin e kreut të grupit parlamentar socialist dhe do të drejtojë Partinë Socialiste për qarkun e Fierit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër