“Me Metën 0 komunikim”, Kryemadhi: Do ju vërtetoj të kundërtën e asaj që thuhet

4 Nëntor 2024 | 12:39

Monika Kryemadhi ishte paraditen e së hënës në SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje të dhënë ndaj saj nga GJKKO.

Në një komunikim të shkurtër për mediat, Kryemadhi tha se ka zgjedhur të përballet me drejtësië për të provuar me prova dhe fakte të kundërtën e asaj që thuhet për të.

E pyetur nëse është takuar në burg me ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Krymadhi u përgjigje se nuk ka asnjë komunikim me të.

“Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore sa i përket pretendimeve që ka ngritur SPAK ndaj meje, kam konstatuar dhe evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga organ i akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente që do ju vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që thuhet. Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të Shqipërisë. Jo jo, nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta”, tha Kryemadhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026