Me moton “Kosova nuk harron”, përkujtohen sulmet terroriste të 11 shtatorit

11 Shtator 2023 | 17:36

Përkujtohet në Kosovë 22-vjetori i sulmeve terroriste ne SHBA.

Me moton “Kosova nuk harron”, shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar disa aktivitete në nderim të viktimave nga këto sulme.

Organizatoret thane se këto aktivitete janë mesazh falënderimi për Amerikën, ndërsa kërkuan mbështetjen e saj për Kosovën edhe në vazhdim.

Pjese e aktiviteteve ishte edhe amerikani Edward Anderson, Drejtori i Departamentit për Sigurinë dhe Sigurinë Publike në OSBE.

“Dua t’ju falënderoj për atë që keni bërë të gjithë këtu dhe për vëmendjen e mediave për këtë, të rinjtë, dhe përsëri ju falënderoj shumë, ju nuk e keni harruar kurrë premtimin tuaj, ndaj faleminderit”, tha Anderson.

Homazhe te pllaka përkujtimore që i kushtohet 11 shtatorit bëri edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nderim për viktimat e 11 shtatorit te 2001 bëri edhe kryeministri Albin Kurti me disa anëtarë të kabinetit të tij. Pjesë e aktiviteteve ishin edhe zjarrfikësit e Kosovës dhe policë të FSK.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026