Me motor nga Çekia, Gjirokastra e preferuar për grupet e vizitorëve të huaj
Mbërritja e turistëve me motorë në Gjirokastër është një prej veçantive të këtyre ditëve të para të pranverës.
Vizitorët vendas dhe të huaj preferojnë që udhëtimin në drejtim të qytetit të gurtë ta kryejnë me motor, duke i shtuar kështu edhe kënaqësinë e sportit të motoçiklizmit.
Të preferuara janë itineraret sportive me dyrrotësh përgjatë kalldrëmeve karakteristike, në rrugët malore apo pikat turistike. Miroslav Hake, është pjesë e një grupi prej 12 motoçiklistëve nga Çekia të cilët po vizitojnë Shqipërinë dhe Gjirokastrën.
“Është shumë bukur, një vend i mrekullueshëm, gjithashtu njerëzit këtu janë shumë mikpritës”, thotw ai.
Motoristët çekë preferojnë guidat jashtë rruge, ndërsa i veçantë për ta është itinerari në zonën historike të Gjirokastrës.
“Ne jemi një grup i përbërë nga motoristë të ndryshëm, disa prej nesh kanë udhëtuar shumë, kanë qenë në shumë vende ndërsa pëlqejnë turet me motor dhe këtu e kanë për herë të parë. Gjatë udhëtimeve tona preferojmë rrugët malore dhe Shqipëria me peizazhin që ka është e veçantë për turet jashtë rruge”, shprehet motoristi çek.
Për grupin e motoristëve çekë Shqipëria dhe Gjirokastra ka ofruar një kënaqësi të veçantë ndërsa shprehen se do të rikthehen sërish në verë.
Gjirokastra prej vitesh është kthyer në destinacion për turistët e huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë