“Më ofroi para për ta ndihmuar” – Dëshmia e mikut të 30-vjeçarit që vrau babanë

6 Shtator 2024 | 13:34

Është zbardhur dëshmia e Edison Brahaj, miku i 30-vjeçarit Esmerald Balla, i cili e ndihmoi këtë të fundit të transportonte trupin e pajetë të babait të ekzekutuar prej tij në një pus pranë vendit të ngjarjes.

Para grupit hetimor Edison Brahaj ka pranuar që e ka ndihmuar autorin Esmerald Ballën.

25-vjeçari pohon se trupin e kishte hedhur në ferra, ndërsa transportimin drejt pusit e kanë bërë në mbrëmje kur është errësuar. Autori i dyshuar i ka ofruar para për ta ndihmuar.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Shënavlash të Durrësit u zbulua dy ditë më parë.

Esmerald Balla, 30 vjeç vrau pas një zënke babanë e tij Enver Balla, 62 vjeç në 13 gusht dhe trupin e tij e hodhi një pus për të fshehur gjurmët. 2 ditë më vonë ai e denoncoi të atin në polici si të zhdukur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026