Me pankarta në duar, qytetarët e Durrësit marshim protestë drejt bashkisë: Dy jetë të mitura u fikën

6 Maj 2026 | 17:19

Qytetarët e Durrësit kanë nisur këtë të mërkurë një marshim protestë drejt bashkisë lidhur me aksidentin tragjik ku humbën jetën dy mitur. Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti por edhe qytetarë të tjerë janë bashkuar në marshimin i cili nisi disa minuta më parë.

Marshimi nisi nga vendi ku ndodhi ngjarja, në zonën e Ish-kënetës, dhe do të vijojë drejt Bashkisë së Durrësit. Qytetarët shihen teksa mbajnë në duar fotot e viktimave ndërsa dy të rinj mbajnë një parullë të madhe me mbishkrimin: “Dy jetë të mitura u fikën! Ku është drejtësia?”.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën më 3 maji rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15 në Durrës ku automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi aksidentoi tre fëmijë të mitur.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve humbën jetën, ndërsa i mituri tjetër u plagos rëndë. Ai ndodhet ende në spital ku po merr kujdes mjekësor por jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar ndërsa ka rezultuar se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Radaçi njihej në zonë si person problematik. Sipas dëshmive të fqinjëve, ai shpesh kryente manovra të rrezikshme me automjet dhe konsumonte alkool.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke...
12:50 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026