Me patentë italiane false dhe pa siguracione, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari

13 Mars 2025 | 10:44

Një 54-vjeçar me inicialet A.K., banues në Xhafzotaj, u arrestua në flagrancë pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, me patentë italiane false dhe pa siguracion.

Gjithashtu u arrestuan në Durrës J. I., 44 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B., 44 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpumim me njëri-tjetrin kanë vjedhur sende të ndryshme në një banesë.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026