Me pistoletë dhe municione në lokal, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

13 Shkurt 2024 | 09:11

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë me akuzën e  armëmbajtjes pa leje. në kuadër të operacionit të koduar “Customer” u vu në pranga L. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Policia tha se operacioni u zhvillua bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se në një lokal në Mullet, ndodhej një shtetas i armatosur.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në Mullet, shtetasin L. Ç., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026