VIDEO| Momenti kur Habib Rexha largohet pas vrasjes në lokalin në Kavajë
Euronews Albania ka siguruar pamjet e momentit kur Habib Rexha, autori i dyshuar i vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë, largohet nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet shihet se Rexha largohet me hap të shpejtë, ndërkohë që në krahë mban një çantë të zezë.
Në dorë shihet pistoleta me të cilën kreu krimin, çka ka tërhequr vëmendjen e personave që ndodhen në rrugë.
Habib Rexha dyshohet se e kreu krimin për hakmarrje.
Ai është vëllai i Altin Rexhës, personi që u vra nga vëllai i Arjan Gosës, Edmond Gosa, në ngjarjen që tronditit Kavajën në muajin mars.
Pas një konflikti për motive banale Edmond Gosa qëlloi me thikë Altin Rexhën dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë duke mbetur të dy të vdekur.
Por emri i Arjan Gosës del si i përfshirë dhe në ngjarje tjetër kriminale në vitin 2012.
Pas një konflikti për motive banale, vëllezërit Edmond dhe Arjan Gosa, qëlluan me thikë Gentian Gjuzin, i cili u plagos rëndë dhe ndërroi jetë disa muaj më vonë në spital.
Arjan Gosa ishte duke konsumuar një lafe në lokal në momentin që u qëllua për vdekje në kokë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë



