Me pranga në duar, Mark Frroku del sot para Gjykatës

2 Nëntor 2023 | 12:01

Ish-deputeti Mark Frroku së bashku me 7 të arrestuarit e tjerë para disa ditësh do të dalin sot para Gjykatës, ku tashmë kanë mbërritur në ambientet e institucionit të lartë.

Tetë persona u arrestuan nga policia e Durrësit dhe një tjetër u shpall në kërkim për përplasjen e dhunshme për pronën tek Kepi i Rodonit më datë 30 tetor.

Konkretisht në pranga ranë, Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.

Ish-deputeti Mark Frroku dhe shtetasit Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri u arrestuan për “Kanosje”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Ata ishin shoqëruar në vendin e konfliktit, por më pas ndaj tyre u mor masa e arrestit.

Konflikti i pronës tek Kepi i Rodonit ka nisur një vit më parë, kur Kisha Franceskane përmes kompanive private nisi punimet për rrethimin e tokës që e pretendon me çertifikatë pronësie.

Punimet u kundërshtuan nga banori i zonës, Bajram Kaçuli që pretendon se ka edhe ai çertifikatë pronësie për të njëjtën zonë duke akuzuar palën tjetër për falsifikim. Çështja e dokumentacionit të pronës ndodhet në SPAK.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026