Me Putinin në pushtet nuk ka paqe në Evropë, thotë ish-komandanti i NATO-s
Për sa kohë Putini ka pushtetin në Rusi, nuk do të ketë paqe në Evropë.
Kështu mendon ish-komandanti i NATO-s, Riçard Shiref.
“Ndërsa Putini është në Kremlin, nuk mund të ketë paqe në Evropë,” u shpreh Riçard, duke e përshkruar Putinin si një “autokrat gjakatar”.
Gjatë një deklarate të mërkurën, Shirefi shprehu dyshimet për zotimin e Rusisë për të reduktuar sulmet në Kiev dhe Chernihiv.
Dyshime ka shprehur SHBA-ja dhe vetë Ukraina.
“Është pothuajse e sigurt se Rusia ka kuptuar se përpjekja e saj për të avancuar në boshte të shumta në Ukrainë ka dështuar, dhe ka të ngjarë të përqendrojë forcat në një zonë tjetër,” u shpreh ai.
“Gjithashtu, nuk do të përjashtoja ndonjë formë mashtrimi,” shtoi më tej.
Pas bisedimeve për paqe me Rusisë dhe Ukrainës në Turqi të martën, Rusia tha se do të zvogëlojë operacionet ushtarake në Kiev dhe Chernihiv, ndërsa do të përqendrohet në Donbas.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)