Me shishe vere mbi kokë, ja çfarë bëjnë vajzat hungareze në Tiranë
Festivali i Folklorit Ndërkombëtar ka zënë vend në Tiranë, aty ku artistë nga vende të ndryshme janë mbledhur për të prezantuar kulturat e tyre në edicionin e tretë.
Disa vajza hungareze me shishe në kokë treguan për “Summer Cube” në Euronews Albania se mbajnë brenda shisheve verë të kuqe për të promovuar në këtë mënyrë një pjesë të rëndësishme të traditës së vendit që shquhet për rrushin dhe verën cilësore.
Siç shpjeguan dhe vetë ato duhet shumë praktikë për t’i mbajtur shishet e qelqit të mbushura me alkool në kokë pa i rrëzuar.
“Është hera jonë e parë në Shqipëri dhe është super këtu, temperatura pak të larta, është sfiduese. Ne praktikojmë shumë për t’i mbajtur shishet me verë të kuqe në kokë. Është një traditë hungareze sepse Hungaria shquhet për verën e bardhë dhe të kuqe. Kemi shumë rrush dhe bëjmë shumë verë dhe për këtë arsye i mbajnë dhe shishet në kokë,” – tregoi grupi hungarez.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë